LAJMI I FUNDIT:

Vogëlushja është vetëm dy vjeçe dhe tashmë i di të gjitha llojet e veturave (Video)

Vogëlushja është vetëm dy vjeçe dhe tashmë i di të gjitha llojet e veturave (Video)

Se dashuria për veturat nuk zgjedh as gjini e as moshë tregon kjo video e ardhur nga Rusia, e riaktualizuar, e cila tregon se sa mirë i njeh një vogëlushe markat e veturave.

Siç edhe thuhet më tej, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një vajzë dyvjeçare e cila së bashku me babain e vetë bëjnë një xhiro afër disa veturave të parkuar.


Dhe derisa ecnin, babai i saj tenton ta sfidojë ata duke e pyetur për disa vetura, se të cilave marka janë.

Vajza shumë e qetë, përgjigjet në të gjitha rastet, për befasi me saktësi. /Telegrafi/