LAJMI I FUNDIT:

Vodhi Ferrarin e 200 mijë eurove, arrestohet sepse nuk kishte para për benzinë (Foto)

Vodhi Ferrarin e 200 mijë eurove, arrestohet sepse nuk kishte para për benzinë (Foto)

Rocky Jimenez e ka vjedhur një Ferrari 488 GTB, prej një kompanie që lëshon makina me qira në Georgia të Shteteve të Bashkuara, por ka mbetur në mes të rrugës sepse nuk kishte para për derivate.

Burri 36-vjeçar fillimishti u ka kërkuar kalimtarëve para, ndërsa më pas ka shkuar në një pompë dhe ka nisur ta mbushte rezervuarin edhe pse nuk kishte të holla të mjaftueshme, transmeton Telegrafi.

Ferrari e la në rrugë, nuk kishte para ta mbushte me derivate

Pasi janë kontaktuar forcat e rendit, është zbuluar se në afërsi është vjedhur një makinë e tillë që kushton rreth 200 mijë euro për çka kanë nisur hetimet mbi rastin.

Atij i janë gjetur çelësat e veturës, por jo edhe dokumentet që tregojnë se e ka në pronësi apo se e ka të drejtën e shfrytëzimit.

Mbi të dyshuarin që besohet se veproi nën efektin e substancave dehëse, rëndon dënimi për vjedhje dhe posedim të mjetit të përfituar ilegalisht. Ai së shpejti do të dalë para drejtësisë. /Telegrafi/