LAJMI I FUNDIT:

Vllasi: Murat Jashari me shokë, mercenarë të armiqve të popullit

Vllasi: Murat Jashari me shokë, mercenarë të armiqve të popullit

Avokati Azem Vllasi ka thënë se ata që deshën ta vrasin atë dhe po pretendojnë të kenë listë për të vrarë të tjerë shqiptarë, nuk janë veçse mercenarë të armiqve të popullit shqiptar.

Ai ka deklaruar se kurrë nuk e ka njohur dorasin, Murat Jashari, dhe se i vjen keq që ka qëlluar të jetë vëllai i heroit Ismet Jashari, i njohur si komandant Kumanova, njofton Klan Kosova.


Vllasi ka theksuar se për bindjen e tij vrasja e tij ishte e porositur dhe me tendencë për të shkaktuar destabilizim të Kosovës, duke shtuar se në të mund të jetë përfshirë shërbimi sekret serb.

“Unë kurrë nuk kam dëgjuar për këtë Murat Jasharin. Unë e di që Murat Jashari është i familjes Jashari. Thashë, ku qëlloi ky ta fëlliqë emrin e tyre. Më pas kam dëgjuar në media që është vëllai i komandant Kumanovës, që ka merita shumë të mëdha. Por ja që qëlloi ky që ia fëlliqë emrin”, tha Vllasi në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Konkludim imi logjik është se është njeri i porositur prej dikujt. I shtyrë, e me gjasë edhe i paguar. Jam çuditur që e ka pranuar menjëherë fajësinë. Kjo më bën të mendoj që ky ishte atentat i porositur. Ky nuk ishte i Kosovës. Ishte i Kumanovës. Atje përzihet spiunazhi serb shumë. Vetëm e di që po luhen lojëra të mëdha rreth nesh dhe mes nesh. Për ta destabilizuar Kosovën dhe për të futur frikë dhe pasiguri tek qytetarët. Ata që kanë qëllime të këqija ndaj Kosovës mendojnë që luajnë si maca me miun”, tha avokati Vllasi.

“Kjo është e çuditshme. Çmenduri. Nëse merren në shënjestër njerëz të ndryshëm të njohur sipas funksionit, do të thotë që është e nxitur dhe financuar prej dikujt. Prandaj unë nuk mund t’i quaj ndryshe vec mercenarë të paguar nga armiqtë e popullit shqiptar. Ata kanë qëllim ta destabilizojnë vendin. Kam dëgjuar të përmenden ngjarjet e vitit ’81, që nuk e di çfarë lidhje kanë me kohën tonë. Ata që porosisin gjëra të tilla, njerëzit nuk i gjejnë nga radhët e profesorëve, por të tillë si ai që deshi të më vrasë mua. Mund të jenë vegla të kujtdo për një grusht para, apo motive tjera”, gtha Vllasi.

Ai ka thënë se nuk i pranon vërejtet e enveristëve, të markistëve dhe të ngjajshmëve.

Vllasi ka theksuar se për bindjen e tij Enver Hoxha ishte diktator i vrazhdë, ndërsa imitonte diktatorin e BRSS-së së atëbotshme, Joseph Vissarionovich Stalin, me mënyrën e ushtrimit të pushtetit, njofton Klan Kosova.

“Nëse marksistët na bëjnë vërejtje që ne kemi qenë komunistë, atëherë kjo me të vërtetë është qesharake. Bizare. Sa i pëket librit, kam punuar në të, për të lënë dëshmi autentike. Personi që më ka sulmuar mua nuk ka lexuar kurrë në jetë libër”.

“Enver Hoxha ishte tip i diktatorit në variantin e vrazhdë. Ai e ka pasur idol Stalinin nga mënyra e qeverisjes – e ka imituar atë. E ka pasur Stalinin idol jo për bindjen komuniste, por për ushtrimin e pushtetit. Me atë stalinizëm, të gjithë bota e ka ditur që Jugosllavia është komuniste”. /Klan Kosova/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori