LAJMI I FUNDIT:

Vlerësohen raportet Kosovë-Egjipt, kërkohet rritje e bashkëpunimit

Vlerësohen raportet Kosovë-Egjipt, kërkohet rritje e bashkëpunimit

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti ka pritur në takim deputetin e Parlamentit të Egjiptit, Mohamed El-Orabi dhe Ahmet El-Moslemany, ish-këshilltar i presidentit, Adly Mensur.

Me delegacionin nga Egjipti është diskutuar për marrëdhëniet mes dy parlamenteve.


Me këtë rast, Haliti deklaroi se fokusi i takimit ka qenë për vendimin e shpejtë që duhet ta marrin dy vendet për hapjen e ambasadave.

“Biseduam për marrëdhëniet mes të dy parlamenteve tona, për marrëdhëniet në mes të qytetarëve të Kosovës dhe në mes të dy vendeve tona. Siç biseduam edhe për vendimin e shpejt që duhet ta marrin të dyja palët sa i përket çështjes së hapjes së dy ambasadave në të dy vendet përkatëse. Marrëdhëniet me Egjiptin janë historikisht të mira në mes të dy kombeve tona dhe në këtë mënyrë do të vazhdojnë. Nga Egjipti kemi çka të mësojmë dhe çfarë të merr edhe njerëzimi në përgjithësi. Ishte një takim vërtet miqësor në mes të dy delegacioneve, të cilat në bisedat kemi rënë dakord që e ardhmja e marrëdhënieve tona të jetë sa më e mirë”, deklaroi Haliti.

Sipas Halitit, marrëdhëniet me Egjiptin  do ta mundësojnë edhe zhvillimin e turizmit dhe kulturës të të dyja vendeve.

Kurse, deputeti i Parlamentit të Egjiptit, Mohamed El-Orabi tha se përmes takimit të djeshëm me presidentin e vendit Hashim Thaçi, janë konfirmuar edhe njëherë lidhjet e forta mes dy vendeve.

“Dje kemi pasur rastin të takojmë shkëlqesinë e tij ku kemi pasur një diskutim mjaft të frytshëm dhe e kemi konfirmuar lidhjen e fortë mes dy shteteve dhe historinë e përbashkët e cila i lidh dy kombet. Jemi të vendosur për ta zgjeruar marrëdhënien tonë. Ne jemi nisur në drejtim të reformave të reja ekonomike dhe populli i Egjiptit janë të vendosur të paguajnë çmimin në mënyrë që shteti i tyre të këtë stabilitet dhe prosperitet nën udhëheqjen e presidentit Abdel Fattah El-sisi”, deklaroi El-Orab.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori