Vlera në treg e kompanisë Apple ka arritur në mbi 800 miliardë dollarë dhe tash iu nevojiten “vetëm” edhe 200 miliardë dollarë për të arritur vlerën e përgjithshme prej një bilion dollarë.
Çmimet e aksioneve të Apple kanë kaluar mbi 150 dollarë. Analisti nga Wall Street Drexel Hamilton thotë se vlera e aksioneve të Apple edhe më tej është e nënçmuar, pasi më herët kishte thënë se aksionet e kompanisë mund të arrijnë 185 dollarë.
Edhe analisti i teknologjisë Brian White konsideron se aksionet e Apple janë ndër më të nënçmuarat në botë dhe se investuesit e kishin tepruar me reagime negative ndaj rënies së shitjes të vitit të kaluar të iPhone.
Ai ka përkujtuar se Apple mban të paktën 15 për qind të tregut të telefonave të mençur dhe se ekziston hapësirë e madhe për rritje të mëtejme.
Po ashtu, me muaj shkruhet për planet e Apple dhe tri modeleve të reja iPhone, të cilat pritet të arrijnë në shtator. Nëse nuk do të ketë situata të papritura sikurse probleme me harduer, pritet që Apple në çerekun e fundit të thyejë rekordin e shitjes së iPhone dhe të arrijë shitje rekorde, që do të ndikojë në rritjen e mëtejme të çmimeve të aksioneve, transmeton KosovaPress.
Nëse realizohen parashikimet e Hamilton, White dhe analistëve tjerë, të cilët presin se ditë më të mira do të vijnë për Apple në të ardhmen, vlera e tregut e Apple në vitin 2018 pritet të arrijë shifrat e pabesueshme prej 1 bilion dollarë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit
Një robot humanoid i përshkruar si “më i avancuari në botë” do të shfaqet në Skoci
“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit
Një robot humanoid i përshkruar si "më i avancuari në botë" do të shfaqet në Skoci
Viber prezanton funksionin e ri me Al
“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale
YouTube vazhdon luftën kundër bllokuesve të reklamave, këtë herë në pajisjet celulare - çfarë nuk do të mund të bëni më në aplikacion
HMD prezantoi telefonat celularë Nokia 6310, 5310 dhe 230
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE