LAJMI I FUNDIT:

Vjen “jailbreak” për iPhone 5?

Vjen “jailbreak” për iPhone 5?

Pritjes së atyre që kanë një iPhone 5 të bllokuar për përdorim me privilegjet e dhwna nga Apple, me sa duket sot do t’i vijë fundi.

Lajmi për “jailbreak” të iPhone 5 është bërë i ditur nga një cicërimë në Twitter e cila është lëshuar nga @planetbeing, e cila dje ka konfirmuar se të hënën do të vijë zhbllokimi për iPhone 5.

“Po, nesër është data konkrete e lëshimit. Është data të cilën ne e kemi dhënë që nga fillimi” thuhet në cicërimen e @planetbeing.

Sa më shpejtë që të konfirmohet kjo informatë, ne do ta ndajmë me lexuesit e Telegrafi.com.