0Shares

Vetëm shiriti i policisë tregoi se në qendër të Klinës ka ndodhë diçka brenda disa lokaleve.

Nga jashtë nuk shihej asgjë e pazakonshme. Por, hajnat kanë hyrë në këto katër lokale dhe kanë vjedhur një kasafortë 600 kilogramësh brenda një argjendarie, njofton Klan Kosova.

Aty hyn nëpërmjet dritares. Por për ta nxjerr kasafortën thyen murin e lokalit fqinj dhe dolën nga dera e pasme e tij.  Kasaforta brenda pati ari në vlerë 60 mijë euro.

E kjo nuk u mjaftoi 3-4 hajnave që kryen këtë vepër. Ata hyn edhe në një argjendari tjetër afër, duke thyer murin e një salloni ondulimi.

Këtu vlera e arit që morën nuk ishte më e madhe se 6 mijë euro. Por, pronari i cili nuk pranoi të flas para kamerës, deklaroi se i kishte shpëtuar kasaforta. /Klan Kosova/

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)