LAJMI I FUNDIT:

Vitin e ardhshëm lansohet Audi A1, më i gjatë dhe më i gjerë se modelet e mëparshme (Foto)

Vitin e ardhshëm lansohet Audi A1, më i gjatë dhe më i gjerë se modelet e mëparshme (Foto)

Deri më tani, modeli A1 ka qenë më i vogli që është prodhuar ndonjëherë nga kompania Audi.

Mirëpo, për dallim nga paraardhësit e tij, kjo makinë do të vije gjatë vitit të ardhshëm, shumë më i gjatë dhe më i gjerë, megjithëse nuk do t’i ndryshojë shumë forma bazë, transmeton Telegrafi.


Automobili sportiv do të ketë ende dy karrige, por udhëtarët do të kenë më shumë hapësirë dhe përfitojnë nga luksi qo do të shtohet në enterier, përfshirë këtu edhe teknologjinë e lartë.

Derisa modeli i tanishëm peshon 1.035 kilogramë, pasardhësi tij pritet të jetë më i rëndë, shkaku i zgjerimit të tavanit dhe pjesës së pasme. Por, pritet të përdoret metal me fibra karboni që është shumë i lehtë se sa modeli i prodhuar para një dekade, që kishte hekur dhe alumin.

Vetura me 2.0-litra që arrin 250 kuajfuqi, do të ketë konstruktin e bazuar në mes të S1 dhe A3.

Nuk bëhet e ditur data e saktë e lansimit, por dihet se do të hyjë në prodhim në fillim të vitit 2018, në fabrikën e kompanisë Seat që ndodhet në Martorell të Spanjës. /Telegrafi/