LAJMI I FUNDIT:

Visar Zhiti nuk pranoi të ishte spiun i sigurimit

Visar Zhiti nuk pranoi të ishte spiun i sigurimit

Presidenti Bujar Nishani publikoi dje një mesazh të mbërritur në adresë tij nga një ish-i përndjekur politik me inicialet P.V. i cili thoshte se Visar Zhiti ka qenë spiun në burgun e Spaçit.

Shkrimtari e ka quajtur shpifje ordinere këtë akuzë. Ndërsa, botuesi Luan Pengili publikon dokumentin “sekret” të cilin thotë se e ka marrë disa kohë më parë nga vetë shkrimtari. Ai ka ofruar një kartelë të autoriteteve në kohën e diktaturës ku thuhet se Zhiti nuk ka pranuar të bashkëpunojë.