Vinicius Junior ka hedhur poshtë pretendimet se transferimi i tij në Real Madrid ishte i motivuar nga paratë dhe këmbëngul që fokusi i tij i vetëm është në klubin aktual Flamengo.
Nënshkrimi i 16-vjeçarit nga Real Madrid u njoftua të martën për një pagesë të raportuar prej 45 milionë eurove, por ai nuk do të largohet nga klubi brazilian deri në verën e vitit 2019.
U përfol shumë se adoleshenti brazilian u motivua nga paratë, por nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur edhe kundërpërgjigja nga Vinicius, i cili i ka sqaruar të gjitha.
“Agjenti im, prindërit e mi dhe Flamengo klasifikuan gjithçka në emër tim”, ka thënë fillimisht Vinicius për Fox Sports Brasil pas një fitoreje në Kupë ndaj Atletico Goianiense.
“Nuk jam duke menduar për paratë, jam i përqendruar të luaj dhe të jap gëzim tifozëve këtu”, përcjell Telegrafi.
“Unë jam shumë i lumtur me negociatat dhe lëvizjen, por koka ime nuk është në Madrid, nuk po mendoj për këtë. Jam fokusuar vetëm në Flamengo”.
“Tani duhet ta marr atë hap pas hapi dhe të fitoj tituj me këtë klub, vetëm pas kësaj, do ta kthej vëmendjen time te Real Madrid”, përfundoi talenti brazilian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t’u tërhequr nga futbolli
Ngriten dyshime të mëdha: Tyson Furyt i thuhet të tërhiqet nga dueli me Oleksandr Usyk
“Jemi të gatshëm ta shesim Florian Wirtz” - Bayer Leverkusen godet me një çmim të madh për yllin e tyre
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Notat e lojtarëve: Bayern Munich 1-0 Arsenal
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës
Mjafton fitorja minimale për Bayernin që ta eliminojë Arsenalin nga Liga e Kampionëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Deputetët e shteteve që votuan kundër anëtarësimit të Kosovës në KiE
Xavi e tepron me fjalët që ia ka thënë gjyqtarit pas eliminimit të Barcelonës nga Liga e Kampionëve
“Dashuria e madhe ndaj Edit ia mori jetën, vajzat e panë të gjakosur”, flet familjarja e gruas që u vra në Pejë nga bashkëshorti
Reagon më në fund Akil Gjakova
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë
Avokati serb ironizon me presidentët serbë, tregon ku ikën ata kur Kosova shpalli pavarësinë dhe sot kur u votua për anëtarësim në KiE