LAJMI I FUNDIT:

Vine nuk shuhet – Twitter mund ta shesë aplikacionin?

Vine nuk shuhet – Twitter mund ta shesë aplikacionin?

Muajin e kaluar kemi mësuar se platforma e videove të shkurta, Vine, do të shuhej nga Twitter. Vine u mundëson përdoruesve të ngarkojnë video gjashtë sekondëshe dhe kështu pati arritur famë të madhe gjithandej.

Ndërkohë, sipas TechCrunch, Twitter ka marrë dhjetëra ofertues të cilët dëshirojnë të blejnë shërbimin Vine dhe është duke i shqyrtuar këto oferta.


Sipas burimeve të ndryshme, që prej kohës kur Twitter ka njoftuar shuarjen e Vine, kompania ka pranuar më shumë se dhjetë oferta.

Një prej ofertuesve del se është edhe LINE – kompani e cila udhëheq një prej platformave më të mëdha të mesazheve.

Sigurisht, paratë do të jenë faktori kryesor i vendimit të Twitter. Arsyeja parësore pse Twitter ka vendosur të shuajë platformën Vine është se ka shpenzuar më shumë se 10 milionë dollarë për të siguruar mbështetjen infrastrukturore të aplikacionit.

Nëse ofertat e marra nuk e tejkalojnë këtë shumë, Twitter mund të vendos që përfundimisht të mbyll aplikacionin.