LAJMI I FUNDIT:

Vin Diesel kthehet me “xXx”, shfaqja nëpër kinema fillon nga 18 janari

Vin Diesel kthehet me “xXx”, shfaqja nëpër kinema fillon nga 18 janari

Vin Diesel i është rikthyer serisë së famshme “xXx” me premierën evropiane të “xXx: Return of Xander Cage” në Londër.

Aktori, i njohur sidomos për filmat “Fast & Furious” u shfaq fillimisht te “xXx” në vitin 2002, në rolin e agjentit qeveritar që lufton me krimin Xander Cage.


Ai mungoi në vazhdimin e filmit, “xXx 2: The Next Level”, ku protagonistë ishin Ice Cube dhe Willem Dafoe. Por, siç transmeton Top Channel, ai tani është sërish aktori kryesor në filmin e tretë, ku Cage përpiqet të shtjerë në dorë një armë të tmerrshme, e në pamje të parë të pandalshme të quajtur “kutia e Pandorës”.

Përpos aktoreve joshëse Ruby Rose, Nina Dobrev dhe Deepika Padukone, kasti i “Kthimit të Xander Cage” përfshin edhe yje të arteve marciale, si Donnie Yen, Tony Jaa dhe Michael Bisping.

I pyetur nëse prania e ish-atletëve e ka vendosur nën presionin e një regjimi të fortë stërvitor, Diesel tha për Reuters se sfida nuk ishte me të tjerët, por ajo buron nga vet personazhi i interpretuar prej tij.

“Të luash Xanderin duhet të jesh njeri që e kërkon emocionin ashtu si ai. Duhet ta shijosh jetën ndryshe nga sa ndodh me personazhe të tjerë që kam interpretuar. Pjesë e kësaj është edhe aspekti fizik, i cili më motivon”, ka deklaruar aktori.

“xXx: Kthimi i Xander Cage” do të nisë të shfaqet në kinematë botërore nga data 18 janar.

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Gjira reagon për vrasjen e gruas në Pejë: Ku s’dul kurrë një femër që e mbyt burrin, s’është që se lypni edhe ju

Gjira reagon për vrasjen e gruas në Pejë: Ku s’dul kurrë një femër që e mbyt burrin, s’është që se lypni edhe ju

Magazina
Kim Kardashian duket mahnitëse në bikini, ndërsa debuton koleksionin e saj të verës 2024 “SKIMS Swim”

Kim Kardashian duket mahnitëse në bikini, ndërsa debuton koleksionin e saj të verës 2024 “SKIMS Swim”

Magazina
Përlotet Egla Ceno: Po pres mjekun

Përlotet Egla Ceno: Po pres mjekun

Magazina
Roberti

Roberti "trazon" internetin, publikon foto me të dashurën Ana Skrel

Magazina
“Egla Ceno figuron e martuar në Shqipëri” Ish-banorja e BBVA ia zbulon sekretin

“Egla Ceno figuron e martuar në Shqipëri” Ish-banorja e BBVA ia zbulon sekretin

Magazina
Kalo në kategori