LAJMI I FUNDIT:

Villalobos sërish thyen rekordet e tij në Prishtinë (Video)

Villalobos sërish thyen rekordet e tij në Prishtinë (Video)

Edhe pse është emër shumë i madh në industrinë botërore të muzikës elektronike, DJ i famshëm kilian nuk po heziton të vijë në Prishtinë.

Është hera e dytë që ai ka ardhur për ndejën e Pavarësisë së Kosovës në ZoneClub, dhe është poashtu hera e dytë që Villalobos i ka thyer rekordet e tij personale me performancat më të gjata në kryqytetin tonë.


Herën e parë, për ardhjen e tij në Prishtinë patën raportuar edhe mediat më të mëdha amerikane të muzikës elektronike, pasi që për ta përcjellë performancën e tij patën ardhur të rinj nga gjithë rajoni, duke përfshirë edhe fansat e tij të shumtë nga Maqedonia, Shqipëria, Serbia e Mali i Zi.

Ndërsa kësaj radhe, Villalobos sërish ka arritur t’i grumbullojë me mijëra njerëz në Zone, për të festuar përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Performanca e tij ka qenë e jashtëzakonshme, sepse seti i tij i pandërprerë ka zgjatur hiç më pak se tetë orë, ose prej orës tre të mesnatës e deri në 11 të ditës.

Kësaj radhe Zone ka dhuruar natë të paharrueshme me 3D video mapping, dhe efekte të shumta për ndejën e cila më shumë i ngjante një festivali të madh të ndonjë kryeqyteti të madh evropian, më shumë sesa Prishtinës.

Në trend Magazina

Më shumë
Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Magazina
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Adelina Ismaili bën thirrje për lejimin e armatimit të femrave: Vini re se asnjë klerik fetar nuk ka dënuar vrasjen e grave në Kosovë

Adelina Ismaili bën thirrje për lejimin e armatimit të femrave: Vini re se asnjë klerik fetar nuk ka dënuar vrasjen e grave në Kosovë

Magazina
Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise

Një nga aktorët më të pëlqyer në botë, por i refuzuar nga vajza e tij - Tom Cruise "nuk ekziston" më për vajzën e tij 18-vjeçare

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori