LAJMI I FUNDIT:

Vilanova nuk e drejton Barcën ndaj Cordobas

Vilanova nuk e drejton Barcën ndaj Cordobas

Barcelona duhet të mos llogarisë në trajnerin e parë, Tito Vilanova, për sfidën e të enjtës në Copa del Rey ndaj Cordobas, pasi 44 vjecari do t’u nënshtrohet disa testeve mjekësore.

Vilanova u rikthye në pankinë ndaj Espaynolit pas operimit të tumorit të rikthyer, ndërsa zëvëndësi i tij ka konfirmuar se ai do të mungojë në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Spanjës.

“Tito nuk do të marrë pjesë në ndeshjen e të enjtës që zhvillohet në Camp Nou. Ai duhet t’i bëjë disa teste mjekësore dhe nuk do të jetë në stol”, ka theksuar Roura.