LAJMI I FUNDIT:

Vilanova i kënaqur me David Villan

Vilanova i kënaqur me David Villan

Menaxheri i Barcelonës, Tito Vilanova, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e David Villas në fitoren ndaj Cordobës me rezultat 2-0.

“Jam shumë i kënaqur me punën që ka bërë ai. Ai i dhuroi Messit një assist dhe na krijoi shumë mundësi në sulm. Ai luajti me një ritëm të mirë dhe ma kujtoi lojtarin që ishte para se të lëndohej”.

“E largova atë nga loja sepse besova se shpejtësia e Tellos do të na ndihmonte që të shënojmë edhe golin e tretë”, ka thënë Vilanova për faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/