LAJMI I FUNDIT:

Viktimat e dhunës seksuale u anashkaluan, ato po vdesin (Video)

Viktimat e dhunës seksuale u anashkaluan, ato po vdesin (Video)
Lines of women's clothing hang, as a part of an art installation called 'Thinking of You', by Kosovo born artist Alketa Xhafa Mripa, in Prestina Stadium, Kosovo, Wednesday, June 10, 2015. Thousands of dresses and skirts were collected and hung across the field of the Pristina stadium, in a tribute to the estimated 20,000 wartime sexual violence survivors from Kosovo's 1998-1999 war for independence from Serbia. (AP Photo/Visar Kryeziu)

Viktimat e dhunës seksuale të luftës ende janë në pritje të marrjes së pensionit. Megjithëse Lligji për të rënët, invalidët, luftëtarët e UÇK-së dhe viktimat e dhunës seksuale të luftës, u miratua në Kuvendin e Kosovës, tri vite më parë, ende nuk ka filluar të zbatohet, sa i përket viktimave të dhunës seksuale.

Ligji i cili për herë të parë pas kaq vitesh, ka njohur statusin e viktimave të dhunës seksuale gjatë Luftës në Kosovë, është dashur të përcillet edhe me hapin konkret për krijimin e Komisionit Qeveritar, që do të përkujdesej për këtë kategori, por ky komision ende nuk është funksionalizuar dhe kjo ka ngjallur reagime të shoqatave dhe shoqërisë civile.

Drejtoresha ekzekutive e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti ka thënë për KosovaPress se ka ngecje në këtë proces dhe se procesi është zvarritur, siç u është thënë për shkak të statistikave të ndryshme.

Ajo thotë se megjithëse flitet për mbi 20 mijë gra të dhunuara gjatë luftës, numri i atyre që do t’i qasen këtij komisioni, është dukshëm më i vogël dhe se nuk do të krijojë probleme buxhetore.

Rushiti thotë se institucionet kanë lënë anash këtë kategori kaq të ndjeshme dhe se buxheti mbetet pengesë. Ajo thotë se vonimi i mëtutjeshëm i këtij procesi do t’i frustrojë dhe tensionojë gratë viktima të dhunës seksuale.

“Duhet ta kemi të qartë se institucionet i kanë lënë anash që nga viti 1999. Vetëm në vitin 2014, do me thanë 15 vite me radhë ka pas heshtje institucionale për këtë grup të ndjeshëm shoqëror, ka qenë një lloj mohimi që kanë ekzistu dhe si kategori, me të thënë të drejtën. Ne e pritem me shumë admirim amendamentimin e ligjit, me idenë që pas 6 muajve siç shkon dhe me rregullore, duhet të dalin ato akte administrative ku e zbatojnë, e zbërthejnë zbatimin e ligjit në praktikë…. Çdo gjë është e përgatitur, vetëm duhet që me një vendim të veçantë të funksionalizohet komisioni, i cili tani më është i përzgjedhur dhe është përzgjedhur një komision shumë profesional, apolitik, që me të vërtetë mendojmë që këtë kategori ka me e trajtuar ashtu siç e meriton. Mirëpo po ka hezitime në kuptimin e rialokimit të buxhetit, dhe për ne është shqetësuese e aq më shumë është shqetësuese kur veç po i fillojmë spotet televizive, për kampanja parazgjedhore”, tha ajo.

“Në qoftë se do të kemi zgjedhje të parakohshme ne do të frikohemi që kjo çështje do të shtyhet edhe një vit apo dy vite me radhë, çka dhe do ta humb dhe kuptimin se disa nga ato po vdesin, po vdesin për shkak të pasojave dhe s’janë përfitues të këtyre skemave. Pra, ne edhe ashtu jemi të vonuar në proces, në qoftes e dhe këtë vit jemi të vonuar ose shkojmë në zgjedhje të parakohshme do t’i frustrojmë mjaftë dhe do t’i tensionojë raportet në këtë grup dhe do të ia agravoj hala më shumë pasojën e luftës që këto gra e bartin me vete tash e 17 vjet në liri… Tani është një lloj amullie, heshtje dhe ende nuk po dihet a ka me u funksionalizu, a ka ndonjë datë të paktën se kur do të jetë në funksion ky komision në raport me verifikimin dhe dokumentimin është shqetësues për të gjithë viktimat e mbijetuar të dhunës seksuale”, tha ajo.

Por ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi pohon se tashmë janë në hapat final për funksionalizimin e komisionit. Ndërsa, thotë se buxheti nuk është pengesë por janë disa çështje procedurale, nëpër të cilat duhet të kalojnë.

“Jemi në hapat final. Realisht ministria së bashku me institucionet tjera përkatëse që kanë qenë në panel të intervistimit të komisionit, ka dorëzuar emrat e aplikuesve të suksesshëm pranë Qeverisë së Kosovës, dhe ne presim që në një prej mbledhjeve të ardhshme të jetë në rend dite dhe të funksionalizohet si i tillë. Çështja e fundit për sa kam parë pyetjet dhe përgjigjet nga sekretariati i Qeverisë është sepse është mbetur të diskutohet, sa do të jetë pagesa, ose vlera e kompensimit të anëtarëve të këtij komisioni, që është një çështje shumë teknike dhe nuk ka ndikim të madh buxhetor. Pra ne presim që në mbledhjet e ardhshme të Qeverisë, komisioni të funksionalizohet dhe pas këtij funksionalizimi t’i presim dhe aplikacionet për viktimat… Pra prej se e kemi marrë mandatin, ne kemi punuar si ministri që të funksionalizojmë këtë komision, janë çështje procedurale nëpër të cilat duhet të kalojmë” , tha ai.

Ndryshe, ligji për vlerat e luftës që i trajton dhe kategoritë tjera të luftës, është amendamentuar në mars të vitit 2014. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori