LAJMI I FUNDIT:

Vikingur – Trepça ’89, detaje, fakte dhe statistika interesante para duelit historik

Vikingur – Trepça ’89, detaje, fakte dhe statistika interesante para duelit historik

Vikungur dhe Trepça ’89 përballen për herë të parë në garat ndërkombëtare, kurse sa i përket prezencës në aktivitete kjo skuadra nga Ishujt Faroe e ka përvoje e mjaftueshme, pasi që nga viti 1998 merrë pjesë në fazën kualifikuese si te Champions League poashtu edhe në Kupën e UEFA-s (tani e emëruar Europa League).

Nga ana tjetër Trepça ’89 është skuadra e parë kosovare që merrë pjesë në gara kualifikuese të një kompeticioni kaq të rëndësishëm siç është Champions League.


Si Vikingur poashtu edhe Trepça ’89 janë kampion në kampionatet respektive, ku për dallim nga skuadra ishullore që ishte kandidat për ta fituar titullin e kampionit, skuadra mitrovicase ishte parashikuar si një pretent, por edhe jo një ekip që do të ishte kaq dominues në edicionin e kaluar.

Në pesë ndeshjet e fundit të karakterit garues, Vikinguri ka katër fitore dhe një humbje, kurse kampionatin e Ishujve Faroe e mbylli me fitore 4:2 në udhëtim.

Nga ana tjetër Trepça ’89 në pesë ndeshjet e fundit në Vala Superligën e Kosovës në futboll ka arritur tre fitore dhe dy humbje, kurse kampionatin e mbylli me humbje 3:0 në shtëpi nga Feronikeli, ndërsa në fazën përgatitore në Maribor të Sllovenisë, skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani luajti dhe tre ndeshje, duke humbur, barazuar dhe fituar nga njëherë.

Vlen të theksohet se edhe pse kjo ndeshje është duke u pritur me interes shumë të madh, nuk do të ketë transmetim televiziv, pasi kështu ka dashur skuadra vendase ka mësuar “Korneri.net”.

Ndeshja Vikingur – Trepça ’89 do të zhvillohet të martën nga ora 20:00 në ‘Tórsvøllur’, kurse gjyqtar i ballafaqimit do të jetë estonezi , Juri Frischer.

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori