LAJMI I FUNDIT:

Vikendi po mbaron me shumë mbeturina te Gryka Rugovës (Video)

Vikendi po mbaron me shumë mbeturina te Gryka Rugovës (Video)
-->

Hapësira e Grykës së Rugovës dhe gjatë tërë shtratit të Lumëbardhit, është mbushur me mbeturina që u lanë pas nga pushuesit.

Kjo zonë që shfrytëzohet për pushim, pastrohet rregullisht nga kompanitë përgjegjëse, por sërish mbushet nga qytetarët e pandërgjegjshëm, transmeton Telegrafi.

“Ishte e pastruar, por sot është e mbushur me mbeturina”, ka thënë dërguesi i videos së mëposhtme, që viziton shpesh këtë pjesë.

Organizata të ndryshme në Pejë ndërmarrin pastrime vullnetare të kësaj hapësirë, teksa bëjnë apel që plehrat të mos hudhen kudo. /Telegrafi/