LAJMI I FUNDIT:

Vikendi me diell dhe vranësira

Vikendi me diell dhe vranësira

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë vikendit në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Nëpër ultësira do të ketë kushte për mjegull e cila vende-vende mund të jetë e dendur. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -16C deri -10C Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 C Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja e leht deri mesatare.


Trashësia mesatare e borës në viset e ulëta u regjistrua nga 35-40 cm, kurse në viset malore nga 80-120 cm”, thuhet në njoftimin për media./Telegrafi/