LAJMI I FUNDIT:

“Vij në paqe, po nëse tall k… me mua, ju vras të gjithëve”

“Vij në paqe, po nëse tall k… me mua, ju vras të gjithëve”

Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, ka përzgjedhur gjeneralin në pension, James Mattis si Sekretar të Mbrojtjes në SHBA.

Mattis ose ‘Qeni i Çmendur’ njihet për qëndrimin e tij pa kompromis ndaj armiqve të SHBA, veçanërisht ndaj Iranit.


66-vjeçari është i njohur për batutat e tij dhe adhurohet nga veteranët e luftës.

Pasi e takoi në nëntor, Trump tha se “Mattis është gjenerali i gjeneralëve”.

Emërimi i tij mund të hasë në një ngërç ligjor për shkak të kohës së kaluar në pension, megjithatë mund të tejkalohet nga një ndryshim ligjor.

Ai njihet edhe me nofkën “Murgu Luftëtar” për shkak se nuk është martuar kurrë dhe nuk ka pasur kurrë fëmijë.

Më poshtë janë disa prej shprehjeve të tij më të cituara.

-“Nuk më zë gjumi natën nga mundësia e dështimit. Madje as nuk e gërmëzoj dot fjalën dështim”.

-“Tregohu i sjellshëm, profesionist, por duhet të kesh gjithmonë një plan se si të vrasësh këdo që takon”.

-“Është argëtuese që të qëllosh. Është gallatë. Është zbavitëse të qëllosh mbi njerëzit”.

-“Ka disa shk… në botë që thjesht kanë nevojë që t’i qëllosh”.

-“Kam ardhur në paqe. Nuk kam sjellë artilerinë. Por po të lutem me lot në sy: Nëse tall k… me mua, do ju vras të gjithëve”.

-“Ka disa njerëz që mendojnë se duhet t’i urresh, që t’i vrasësh. Nuk mendoj kështu. Është thjesht biznes”.

-“Në një vend me miliona njerëz dhe makina kudo, armiku mund të vendosë një makinë-bombë kurdo”.

-“Këto ditë marr shumë vlerësime për gjëra që nuk i kam bërë kurrë”.

-“Vëre në punë trurin, përpara se të vësh në punë armën”.

-“Nuk ka gjë më të bukur se sa të të qëllojnë dhe të mos të kapë plumbi. Është fantastike”.

-“PowerPoint-i po na bën budallenj”.

-“Në një betejë, dhjetë centimetrat më të rëndësishëm janë mes veshëve të tu”.

-“Po të lutem të mos na mërzisësh. Nëse e bën, të mbijetuarit do shkruajnë për 10 mijë vite për atë që do ndodhë këtu”.

-“Asnjë luftë nuk mbaron nëse armiku nuk thotë se mbaroi”.

-“Nuk mund të lejosh njerëzit që të shmangin faktet brutale. Nëse nisin të jetojnë në një botë ëndrrash, kjo është gjë e keqe”.

-“Lufto me zemër të lumtur dhe shpirt të fortë”.

-“Duhet t’i tregojnë botës se nuk ka mik më të mirë dhe armik më të keq se marina amerikane”. /MAPO/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?

Azia
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Tërmet i fuqishëm në Turqi - raportohet për dëme materiale

Turqia
“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

“Rrobat tuaja stimulojnë imagjinatën”, studentja amerikane tregon se si u ngacmua nga profesori

Amerika

"Gishtin e kemi në këmbëz": Irani kërcënon me sulm drejt objekteve bërthamore të Izraelit

Azia
Kalo në kategori