LAJMI I FUNDIT:

Vidhet teli mbrojtës në rrugën Gostivar-Tetovë

Vidhet teli mbrojtës në rrugën Gostivar-Tetovë

59 vjeçari M.K nga Gostivari i punësuar në Ndërmarrjen Publike Rrugët e Maqedonisë, njësia në Gostivar, ka denoncuar vjedhje të mburrojës së metalit në rrugën Gostivar-Tetovë, në afërsi të mbikalimit për në fshatin Negotinë.

Sipas denoncimit, persona të panjohur kanë vjedhur telin mbrojtës në gjatësi prej 120 metrave, e cila ka qenë e vendosur në shtylla prej metali. Kësisoji hajnat kanë arritur të shkaktojnë dëm prej 90 mijë denarëve. Punohet në zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/