0Shares

Drejtori i Rakuten, Hiroshi Mikitani ka njoftuar se aplikacioni i tyre i mesazheve Viber (të cilin Rakuten e ka blerë në vitin 2014 për 900 milionë dollarë) do të ofrojë thirrje falas mes Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të prekura nga ndalimi i udhëtimit nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Këtë mundësi Viber do ta ofrojë përmes Viber Out.

Përdoruesit e Viber do të mund të bëjnë thirrje pa asnjë pagesë në shtatë vendet e prekura nga urdhëri ekzekutiv  i Trump, dhe kjo përfshin vendet si Somalia, Sudani, Siria, Irani, Iraku, Libia dhe Jemeni.

Në mënyrë të ngjashme, përdoruesit në këto vende do të jetë në gjendje për të thirrur numra në Shtetet e Bashkuara, pa pasur nevojë të paguajnë.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)