LAJMI I FUNDIT:

Veturat vetëvozitëse janë gati, pritet miratimi i ligjit që i lejon të qarkullojnë (Foto)

Veturat vetëvozitëse janë gati, pritet miratimi i ligjit që i lejon të qarkullojnë (Foto)

Shumë kompani automobilistike, tashmë i kanë krijuar makinat që voziten vet, por sistemi i trafikut dhe ligjet në fuqi nuk i lejojnë të qarkullojnë.

Përgjegjësit e trafikut në New York, kanë bërë të ditur se po shqyrtojnë mundësitë dhe pritet që deri në fillim të vitit që vjen, të krijojë ligjet për këtë kategori, transmeton Telegrafi.

Deri më tani, secila makinë me autopilot duhet të ketë një shofer me licencë, i cili duhet të ketë së paku njërën dorë në timon, si dhe disa kërkesa të tjera.

Mirëpo, me sofistikimin e sistemin të vetëvozitjes, pritet që bëhen edhe lejime tjera, deri te ngasja pa udhëtarë me të.

Kompanive u kërkohet që të deklarojnë përmbajtjen e algoritmit që e ndihmon vozitjen autonome dhe kërkesat për sistemin e rregullimit të rrugëve.

Të gjitha makinat pritet të kenë edhe shenjën dalluese, në mënyrë që intervenimi i forcave të rendit apo ekipeve shëndetësore të jetë sa më adekuat. /Telegrafi/