LAJMI I FUNDIT:

Veturat që vet voziten, mund të lejohen të qarkullojnë edhe pa shofer mbikëqyrës (Foto)

Veturat që vet voziten, mund të lejohen të qarkullojnë edhe pa shofer mbikëqyrës (Foto)

Rreth 27 prodhues të veturave, po testojnë modelet e tyre që voziten vet, madje shumë prej tyre e kanë përvetësuar këtë teknikë dhe i kanë vënë këto vetura në trafik.

Mirëpo, megjithëse lejohen të qarkullojnë në rrugë, duhet që gjithsesi brenda të jetë një shofer mbikëqyrës, që  merr drejtimin e timonit, në momentin që sistemi ka ndonjë problem, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, së fundmi është bërë e ditur, se sistemi i autopilotit është perfeksionuar dhe makinat mund të dalin në rrugë, pa marrë parasysh nëse brenda është kujdestari.

Sipas të gjitha gjasave, në fillim të dekadës që vjen, mund të shihen nëpër rrugë makinat që voziten vet, ndërsa brenda është vetëm një fëmijë, apo disa mallra për t’i dërguar diku.

Ndryshe, më parë është raportuar se Porsche po e teston sistemin Mark Webber Mode, përmes së cilës vetura vozitet vet, por me shpejtësi shumë të lartë.

Nuk dihet nëse edhe kjo formë, mund të integrohet dhe të lansohet te këto makina, pas tre viteve të ardhshme. /Telegrafi/