LAJMI I FUNDIT:

Veturat e vjetra, ndotësit më të mëdhenj të ajrit

Veturat e vjetra, ndotësit më të mëdhenj të ajrit

Numri i madh i veturave të vjetra, të cilat po qarkullojnë nëpër rrugët e Kosovës, po konsiderohet si njëri nga ndotësit më të mëdhenj të ajrit në Kosovë.

Veturat shumë të vjetra, të cilat po qarkullojnë nëpër rrugët e Kosovës, po konsiderohen si njëri nga shkaktarët më të mëdhenj të ndotjes së ambientit.


Ditëve të fundit sidomos në Prishtinë është raportuar për gjendje të rëndë të cilësisë së ajrit në Kosovë e ku për këtë çështje ekspertët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike paralajmërojnë efekte negative në shëndetin e qytetarëve nëse institucionet e shtetit nuk marrin masa për ta ulur nivelin e ndotjes në vend.

Zyrtarë të Ministrisë dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) kanë thënë se për këtë problem MMPH-ja u janë drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës lidhur më çështjen e rishikimit të vendimit për importin e makinave të vjetra.

“MMPH-ja është përgjegjëse për menaxhimin e cilësisë së ajrit dhe për këtë fushë ka punuar, duke u nisur prej kompletimit të legjislacionit, hartimit të dokumenteve strategjike, implementimit të tyre dhe implementimit të projekteve. /zeri/