LAJMI I FUNDIT:

Vetura u hodh disa metra derisa u përplas për autobusi (Video)

Vetura u hodh disa metra derisa u përplas për autobusi (Video)

Në Aichi të Japonisë, një veturë ka dalë nga kontrolli dhe është hedhur për disa metra, derisa është përplasur për një autobus.

Ende nuk dihet çfarë e shkaktoi aksidentin, që e bëri makinën të del nga njëri shirit në tjetrin dhe të rrotullohet disa herë, transmeton Telegrafi.


Për pasojë, shoferi i autobusit ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa të tjerët kanë marrë lëndime të lehta.

Momenti dramatik ku shihet vetura sikur është duke fluturuar, është shpërndarë për të ngritur vetëdijen mbi shpejtësinë e lartë. /Telegrafi/