LAJMI I FUNDIT:

Vetura përfshihet nga zjarri në pompën e benzinës, të pranishmit veprojnë me shpejtësi (Video)

Vetura përfshihet nga zjarri në pompën e benzinës, të pranishmit veprojnë me shpejtësi (Video)

Në një pompë benzine në Arabinë Sauditë, një makinë është përfshirë papritmas nga zjarri, por të pranishmit ishin shumë të shpejtë dhe gjithçka përfundoi menjëherë.

Madje, aq shumë njerëz kishin bombola për shuarjen e flakëve, sa që kanë habitur shikuesit e videos.


“Sikur të gjithë të ishin zjarrfikës profesionist”, si dhe “këtu zjarri nuk duhet konsiderohet si problem”, janë dy nga komentet që kanë marrë më së shumti pëlqime.

Por, nuk bëhen të ditura detajet se si u ndez ky Hyundai, që nuk shkaktoi ndonjë viktimë. /Telegrafi/