LAJMI I FUNDIT:

Vetura e punuar tërësisht nga titaniumi, del në shitje për dhjetë milionë dollarë (Foto)

Vetura e punuar tërësisht nga titaniumi, del në shitje për dhjetë milionë dollarë (Foto)

Në Shangai Motor Show 2017, është prezantuar Icona Vulcano Titanium, që e ka tërë trupin e punuar nga titaniumi.

Makina me 6.2-litra V8, ka shpejtësi maksimale prej 354 kilometrave në orë, ndërsa prej zero deri në 100 km/h arrin për 2.8-sekonda, transmeton Telegrafi.


Kjo shpejtësi marramendëse i është bërë e mundur nga struktura e lehtë, aerodinamika dhe 670 kuajfuqitë, të cilat mund të rriten edhe deri në njëmijë njësi.

Icona për të cilën u shpenzuan dhjetëmijë orë punë dore, është prezantues e pa lyer, për të treguar materialin e përpunuar.

Mirëpo, me çmimin prej dhjetë milionë dollarëve, vështirë se do të ketë të interesuar për të. /Telegrafi/