0Shares

Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje thanë të premten se mbledhja e Kryesisë është duke vazhduar dhe se lista prej 110 kandidatëve për deputetë do të dorëzohet në KQZ në ora 00: 00.

Aida Dërguti nga Vetëvendosje deklaroi për KosovaPress, se mbledhja e Kryesisë ende nuk ka përfunduar dhe se janë duke diskutuar për çështje teknike.

Sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, mohoi të ketë pakënaqësi nga aktivistë të Lëvizjes Vendvendosje lidhur me listën e kandidatëve për deputetë, derisa Albulena Haxhiu konfirmoi se lista është me 110 kandidatë.

Sipas tyre dorëzimi i listës me kandidatët për deputetë do të bëhet në ora 00:00.

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)