LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje: Sulmi ndaj Agron Kabashit, sulm tinëzar nga pushteti kriminal (Video)

Vetëvendosje: Sulmi ndaj Agron Kabashit, sulm tinëzar nga pushteti kriminal (Video)

Lëvizja Vetëvendosje e ka cilësuar si sulm tinëzar nga pushteti kriminal, sulmin e mbrëmshëm ndaj aktivistit të tyre Agron Kabashi.

Sekretari Organizativ i VV-së, Dardan Molliqaj ka sqaruar se si ka ndodhur e gjithë ngjarja e mbrëmshme.


“Unë kam qenë me Agornin dhe në parkingun e Klan Kosovës kemi vërejtur një veturë të dyshimit ku ishin katër persona afër veturës tonë, vetura e tyre kishte tabela me 01. Pas arritjes në banesën time në lagjen e Spitalit në rrugën “Muharrem Fejza”, dmth pas zbritjes time nga vetura, 20 sekonda më pas persona ende të panjohur e kanë sulmuar brutalisht Agron Kabashin. E kanë rrahur me shufra metalike në kokë, fytyrë dhe trup për disa minuta rresht”, ka thënë Molliqaj, trnasmeton Telegrafi.

Ai pastaj ka theksuar se pas rrahjes së Kabashit është dëgjuar me të në telefon dhe pastaj e kanë lajmëruar menjëherë policinë.

Molliqaj ka theksuar se ngjarja siç duket ka qenë e përgatitur duke përmendur edhe një kërcënim që i është bërë atij në rrjetin social Facebook një ditë pas publikimit të sondazhit që e nxirrte Vetëvendosjen si partia e parë në vend.

“Unë me datën 21 kam prezantuar një sondazh, pastaj me datën 22 unë kam marr një kërcënim në Facebook, dhe në fillim nuk e kam marr me seriozitet. Faqja “Republika e Kosovës” përmes së cilës më është adresuar kërcënimi është mbyllur menjëherë”, ka thënë Molliqaj, duke shtuar se këtë rast e ka paraqitur mbrëmë në polici.

Molliqaj ka theksuar se nëse policia është serioze do të duhej që ky rast të përfundonte deri më tash ku kanë kaluar 12 orë nga sulmi ndaj Agron Kabashit.

“Janë me dhjetëra kamera që do ta mund ti identifikonte sulmuesit. Jemi të vetëdijshëm që pushteti kriminal ka filluar të ketë frikë për shkak të mbështetjes së madhe nga qytetarët për Vetëvendosjen. Këta po duan ta mbajnë pushtetin me dhunë, por asnjë sulm asnjë akt i bandave kriminale nuk mund ta ndalin ndryshimin në Kosovë”, u shpreh Molliqaj.

Në anën tjetër kryetari i VV-së, Visar Ymeri ka theksuar se sulmi i mbrëmshëm ndaj Agronit ka qenë i orientuar si sulm ndaj Dardanit dhe sigurisht që sulmi ndaj Dardanit është sulm i orientuar ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Ymeri theksoi se sulmi i mbrëmshëm është konfirmim i dobësisë së këtij pushteti./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori