LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje “injoron” kushtin e LDK-së për njohjen e figurës të ish-presidentit Rugova

Vetëvendosje “injoron” kushtin e LDK-së për njohjen e figurës të ish-presidentit Rugova

Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se Kosovës i duhet zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës, dhe se nuk është koha e duhur për diskutuar për figurat historike.

Kështu, VV i ka kthyer përgjigje anëtarit të LDK-së, Arben Gashi, i cili tha ka thënë se kusht i LDK-së për të lidhur një koalicion me VV-në është njohja e figurës së ish-presidentit Rugova.

Shqipe Pantina nga Vetëvendosje i ka thënë Insajderit se qytetarët e vendit presin nga përfaqësuesit e tyre të merren me problemet e tyre dhe të shtetit.

“Vendi ka nevojë për zhvillim ekonomik që mundësojnë hapjen e vendeve të reja të punës, për të luftuar krimin dhe korrupsionin, për të siguruar lëvizje të lirë. Këto janë çështjet për të cilat kanë votuar qytetarët e vendit dhe kjo është çka presin nga qeveria e re. Çdo çështje tjetër, si ajo e emrave, figurave njohjeve e mos njohjeve nuk mendoj se aktualisht e ka vendin për të u trajtuar në tavolinën e bisedimeve”, ka thënë ajo për Insajderin.

Pantina më tutje ka ftuar koalicionin LAA që sa më shpejtë të fillojnë bisedimet pa humbur kohë fare.

“Unë mendoj se përfaqësuesit e të dy subjekteve pa asnjë vonesë duhet të fillojnë bisedimet për caktimin e prioriteteve dhe harmonizimin e programit qeverisës e sidomos të gjejnë zgjidhjen e pranueshme që do ishte në të mirë të vendit dhe të qytetarëve të saj për disa nga çështjet që kanë mbet pezull nga qeveria e kaluar”, ka thënë ajo.

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori