LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosja sërish në protesta?

Vetëvendosja sërish në protesta?

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka bindjen se procesi i dialogut mes kryeministrit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb Ivica Dacic, është duke shkuar në drejtim të krijimit të një entiteti të veçantë në veri, i cili më shumë do të kontrollohej nga Beogradi se nga Prishtina.

Në intervistë për “Tribunën”, ai ka thënë se krijimi i një entiteti të tillë do të thotë sikur ta pranosh një bombë të kurdisur politike dhe të sigurisë përbrenda shtetit.

Konjufca nuk e ka përjashtuar mundësinë që Lëvizja Vetëvendosje ta kundërshtojë këtë dialog nëpërmjet protestave dhe demonstratave.

Ai ka deklaruar se me përjashtim të VV-së, pjesa tjetër e opozitës parlamentare nuk synon ta rrëzojë Qeverinë Thaçi. Bile për AAK-në, ka thënë se ka bërë pazare me PDK-në. /Telegrafi/