LAJMI I FUNDIT:

Veterani i UÇK-së, Jon Harrison: Po t’i kishim 50 mijë ushtarë, pas lufte do të pinim kafe në Beograd – në Kosovën e Madhe!

Veterani i UÇK-së, Jon Harrison: Po t’i kishim 50 mijë ushtarë, pas lufte do të pinim kafe në Beograd – në Kosovën e Madhe!

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, britaniku Jon Harrison, vazhdon ta shpreh me sinqeritet dashurinë e tij ndaj Kosovës.

“Kosova ka qenë në zemrën time, dhe është atje ku ka kam kërkuar dhe ajo është pranuar se Kosova do të jetë vendi përfundimtar dhe i prehjes sime”, ka thënë disa herë Harrison.

Rrëfimi i britanikut Harrison për luftën e Koshares
Lexo po ashtu Rrëfimi i britanikut Harrison për luftën e Koshares

Ndërkaq, në emisionin Info Magazine të Klan Kosovës, ai tregon se si njeri që ka lindur i lirë, në Britani të Madhe, nuk mund të rrinte indiferent ndaj asaj që ndodhte në Kosovë. Ndaj, vendosi të vinte e të luftonte për lirinë e shqiptarëve.

Oficeri i pensionuar britanik, që në krahët e tij mbanë tatuazhin e skuadrës Delta, të brigadës 138 Agim Ramadani, përsërit se dëshiron të varroset në Koshare.

Duke përmendur se skuadra e tij nuk kishte as 50 anëtarë dhe në pyetjen e moderatorit Kushtrim Sadiku se çfarë do të bënin sikur t’i kishin 50 mijë ushtarë (aq sa kanë aplikuar për statusin e veteranit), Harrison tha: “Do të pinim pas lufte kafe në Beograd, do ta kishim Kosovën e madhe”.

“Nuk e di ku kanë qenë të gjithë ata veteranë të luftës të deklaruar pas lufte. Në fillim të Betejës së Koshares kemi qenë vetëm 49 ushtarë”, thotë ai.

Ushtari britanik i UÇK-së: Zemra ime dhe shpirti i takojnë Kosovës
Lexo po ashtu Ushtari britanik i UÇK-së: Zemra ime dhe shpirti i takojnë Kosovës

Harrison ka thënë po ashtu se ndjehet shqiptar, se “gjaku im është anglez, por zemra ime rrah për Kosovën”.

Ai thotë se ka qenë ditë shumë e jashtëzakonshme ajo kur ka marrë certifikatën si veteran i luftës nga kryeministri Isa Mustafa.

“Në dallim me Kroacinë ata nuk kanë njohur asnjë nga ushtarët e huaj, por ajo certifikatë është e vendosur në murin tim dhe kushdo që vjen e sheh atë fotografi”.

Ndryshe, Kuvendi Komunal i Prizrenit, me sa duket ka marr vendim që një rrugë ta emërtojë në nder të ish-ushtarit të UÇK-së nga Brigada “Agim Ramadani”, britanikut Jon Harrison. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Bajrami i reagon Muratit pasi tha se ka rritje të qarkullimit të biznesve, e fton për përballje

Lajme
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Kurti: Më herët mirëmbajtja e rrugëve ka kushtuar 57 milionë për tri vjet, ne e kemi zbritur në 38 milionë

Lajme
Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Aksident tragjik në Kërçovë, humbin jetën tre persona

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori