Vetëm 24.5 për qind e popullsisë së moshës 15 deri 64 vjeçare ka vende pune. Në këtë përqindje, femrat janë veçanërisht në pozitë të pafavorshme. Prishtina ka më së shumti banorë me rreth 200 mijë, pas saj vjen Prizreni dhe i treti me radhë është Ferizaj për nga numri i banorëve.
Kosova karakterizohet me një strukturë shumë të re të popullsisë ku të rinjtë e moshës prej 10 deri në 19 vjeç përbëjnë kategorinë më të madhe të moshës. Sa i përket gjinisë llogaritet të ketë më shumë meshkuj se femra, ndërsa ka zvogëlim të shkallës së lindjeve në dekadën e fundit.
Por Kosova ka disa rekorde gjatë regjistrimit. Numrin më të madh të ekonomive familjare në një banesë e ka 6. Ka ekonominë familjare më të madhe me 50 persona, ka personin më të vjetër 111 vjeçar, që është një femër, e cila jeton në një fshat, ndërsa numri më i madh i fëmijëve në një familje është 20.
Krejt këto të dhëna janë në rezultate finale të regjistrimit të popullsisë në Kosovë 2011, por nuk përfshijnë edhe tri komuna veriore dhe një pjesë të Komunës së Mitrovicës.
Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka pohuar se të dhënat duhet të përdoren kryesisht nga Qeveria. “Të dhënat duhet të përdoren kryesisht nga Qeveria për të bërë një politikëbërje më të informuar, në mënyrë që në bazë të të dhënave të ju ofrojnë edhe shërbime më të mira popullsisë, sa i përket shkollimit, mjedisit, infrastrukturës etj. Kështu që ajo ta shfrytëzojë këtë, të përshtat politikat e veta dhe të ofrojë shërbime më të mira për njerëzit”, tha Zhbogar.
Ndërsa nga zyra statistikore e Komuniteteve Evropiane, Pieter Everaers ka thënë se është për keqardhje që regjistrimi nuk është bërë edhe në pjesën veriore të Kosovës. “Është për keqardhje se rezultate e regjistrimit nuk mbulojnë gjithë territorin për shkak se nuk ka rezultate për regjistrimin e popullsisë për komunat veriore. Nga perspektiva e IMO-së, ne mendojmë se regjistrimi i popullsisë është bërë shumë mirë. Në 34 komunat ku është mbajtur është shumë mirë, ndërsa analizat për përgatitjet për shpërndarjen e rezultateve janë bërë në rekomandim me standardet evropiane”, ka thënë ai, raporton Koosvapress.
Ndërsa kryeshefi i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqi ka thënë se sa i përket pjesës së veriut ku nuk është mbajtur regjistrimi i popullsisë, atje do të bëhet vlerësimi, por që cilësia e vlerësimit nuk është sikurse e regjistrimit.
Krasniqi ka pohuar se për disa javë do të bëhet edhe vlerësimi i asaj pjese të Kosovës se sa banorë mund të jetojnë atje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Telegrafi fuqizon shërbimet e marketingut duke sjell reklamim atraktiv
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi