LAJMI I FUNDIT:

Vështirësi në realizimin e reklamës për vetura, maskota vazhdonte të rrëzohej në akull (Video)

Vështirësi në realizimin e reklamës për vetura, maskota vazhdonte të rrëzohej në akull (Video)

Një kompani që merret me shitjen e makinave Mitsubishi, po realizonte reklamën në një sallë patinazhi në Minnesota të Shteteve të Bashkuara.

Por, filmimi duhet të ndalohej, meqenëse maskota e ariut polarë, nuk mund të qëndronte në këmbë, transmeton Telegrafi.


Shputat e lëmuara, bënin që të mos mund të qëndronte në sipërfaqen e ngrirë të hapësirës për patinazh.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni burrin e veshur në kostum, teksa përplaset disa herë meqë nuk mund të qëndronte si duhet. /Telegrafi/