LAJMI I FUNDIT:

Vështirë të dallohet gjarpri i rrezikshëm që ndodhet pranë shtratit të fëmijës (Foto)

Vështirë të dallohet gjarpri i rrezikshëm që ndodhet pranë shtratit të fëmijës (Foto)

Është hedhur në internet, imazhi i një dhome të zakonshme fëmijësh në Australi, brenda së cilës ndodhet edhe një gjarpër i rrezikshëm.

Me anë të kësaj fotografie, prindërit kanë dashur të ngrenë vetëdijen, për izolimin sa më të mirë të shtëpive, në mënyrë që të mos hyjnë reptilët e tillë, transmeton Telegrafi.


Gjarpri i njëjtë që hyri në dhomë

Megjithëse është pothuajse i pa dukshëm, kafsha që me një kafshim shkakton pasoja fatale për jetën, ndodhet poshtë në kutinë pranë murit.

Krijesa e fshehur poshtë shtratit

“Nuk shihet aspak, fëmijët dhe të rriturit munden ta pësojnë nga kjo gjallesë. Të keni kujdes”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/