LAJMI I FUNDIT:

Veshkën e “shiti”, paratë nuk i mori kurrë

Veshkën e “shiti”, paratë nuk i mori kurrë

Dëshmitari nga Ukraina, me identitetin e mbrojtur P. M., ka rrëfyer përmes video-lidhjes si kishte udhëtuar në Stamboll dhe më pas në Prishtinë, në shtator të vitit 2008. Në klinikën “Medicus” ia kishte dhuruar veshkën e tij një izraeliteje. I kishin premtuar 30 mijë dollarë amerikanë, por nuk i mori kurrë.

Në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të martën vazhdoi seanca gjyqësore në rastin e njohur si “Medicus”, ku po gjykohen Lutfi Dervishi, Arban Dervishi, Driton Jilta, Sokol Hajdini, Ilir Rrecaj, Islam Bytyqi dhe Sylejman Dulla.

Gjykata, me ndihmën e prokurorisë, sot kishte përgatitur mbajtjen e seancës me ndihmën e video-lidhjes me Ukrainën. Gjykata e Kievit e kishte sjell dëshmitarin me identitetin e mbrojtur P. M.

Dëshmitari, para se të fillonte me marrjen në pyetje, kërkoj që atij t’i mbrohej emri, ndërsa fytyra dhe zëri i tij mund të shiheshin e dëgjoheshin nga të gjithë në sallë.

Në kohën sa po i merreshin të dhënat e dëshmitarit, në sallë të gjykimit ishte vetëm kolegji dhe prokurori i çështjes.

Dëshmitari ishte njëri nga personat që kishte “dhuruar” veshkën e tij të majtë, në këmbim të parave, të cilat asnjëherë nuk i mori.

Dëshmitari P. M. tha se në vitin 2008, kishte pasur probleme financiare dhe e pas disa hulumtimeve që kishte bërë në internet, ai kishte gjetur një njoftim në të cilin kërkohej një “dhurues” për veshkën me një lloj të caktuar të gjakut.

P. M. e kishte lënë numrin e telefonit dhe pas një kohe ai kishte pranuar një telefonat nga një person që i kishte folur rusisht dhe i kishte shpjeguar për ofertën dhe se çfarë duhet të vepronte. Personi e kishte falënderuar dëshmitarin se po i ndihmonte një personi dhe i kishte thënë se kompensimin do të merrte pas operimit.

“Në atë moment më thanë se do t’i merrja 30 mijë dollarë amerikanë”, tha P.M.

P.M. po ashtu tha se i kujtohej se ishte vera e vitit 2008, kur ai kishte udhëtuar për në Stamboll, e më pas për në Prishtinë, për të kryer transplantimin.

Para se të fluturonte për në Stamboll, atij i ishte kërkuar që të bënte një analizë të gjakut, të cilën ai e kishte bërë dhe rezultatin e kishte marrë me vete.

Në Stamboll, P. M. tha se është pritur nga dy persona, të cilët i kishin thënë se “për këtë nuk duhet të diskutonte me askënd dhe se çdo gjë do të shkoj si duhet”. Më pas, e kishin dërguar në një hotel që ishte afër aeroportit, ku kishte qëndruar një natë.

Atë natë, ai ishte vizituar nga një person tjetër, që i kishte marrë atij një kampion gjaku dhe i kishte treguar që ajo i duhet vetëm për analiza.

Të nesërmen, e kishin marrë nga hoteli dhe e kishin në aeroplan për në Kosovë. Kur kishte arritur në Kosovë, atë e kishte pritur një taksi me të cilin pas rreth 20 minutash kishte shkuar në klinikën “Medicus”.

P. M. tregoi se kur ishte futur brenda në objektin trekatesh i ishin marrë të dhënat dhe i ishte thënë se do të hante ushqim, e më pas do ta takonte profesorin.

“Pasi që prita në një seksion të caktuar, në mbrëmje erdhi profesori dhe në një zyre në katin e parë më shpjegoi se çdo gjë do të shkonte në rregull dhe se operimi nuk është i tmerrshëm”, dëshmoi P. M. para kolegjit.

Ai tregoi se këtë profesorin e kishte parë në media se po e kërkonin për trafikim organesh dhe se i ishte kujtuar se ai kishte qenë. “Kishte mustaqe, mjekër dhe flokë të shkurtra”, e përshkroi dëshmitari P. M. profesorin që e kishte takuar në shtatorin e 2008-ës në Prishtinë.

Profesori atë natë para operimit, dëshmitarin e kishte takuar edhe me marrësen e veshkës, e cila sipas dëshmitarit ishte një izraelite që kishte ardhur në klinikë së bashku me vëllain e saj.

Pas operimit, në klinikë P.M. kishte qëndruar edhe tri ditë të tjera, ku kishte pasur rastin të diskutonte pak me marrësen e veshkës dhe vëllain e saj. E ky i fundit në shenjë mirësjellje dhe falënderimi i kishte dhënë P. M-së 1 mijë dollarë amerikanë. “M’i dha paratë, më falënderoi dhe më tha të mos i tregoi askujt”.

Para se të futej në operim, profesori i kishte thënë se kompensimin që ishin marrë vesh do ta merrte sapo të arrinte në Stamboll, ku edhe do ta prisnin disa persona. Por dëshmitari tregoi se pasi që ishte kthyer në Stamboll atë nuk e kishte pritur askush. “Për operimin nuk kam marr asnjë kompensim”, tha ai.

Në Stamboll, P.M. ishte i njoftuar që e kishte hotelin e siguruar, ku edhe kishte qëndruar një natë tjetër, por askush nuk kishte ardhur. Të nesërmen, ai kishte udhëtuar për Ukrainë.

Me të arritur në Ukrainë, dëshmitari tregoi se kishte filluar të hulumtonte që të gjente numrin dhe të binte në kontakt me persona që kishte kontaktuar fillimisht, por se kishte dështuar të bënte një gjë të tillë.

Ai pas një muaji tha se kishte arritur të kontaktonte me vëllain e marrëses së veshkës, por ai i kishte thënë se motra e tij ishte keq me shëndet, më nuk kishte pas kontakt me asnjë person.

P. M. tregoi edhe për problemet shëndetësore që ka pasur pas operimit. “Unë nuk mund të ha gjëra që e bëjnë organizmin që të punojnë shpejt dhe nuk mund ta kem shtypjen e gjakut të ulët”.

Dëshmitari para përfundimit të marrjes në pyetje kolegjit dhe palëve në seancë ua tregoi vragën që i kishte mbetur në trupin e tij.

Në fund, dëshmitari P. M. tha se kërkon kompensimin në vlerë prej 50 mijë, por duke mos e saktësuar se në çfarë valute i kërkonte ato para.

Në fillim të seancës së sotme, para gjykatës prezantoi ekspertizën e tij, eksperti grafolog Milazim Tahirukaj, nga laboratori i Forenzikës të Kosovës.

Eksperti prezantoi raportin dhe të gjeturat e tij në 5 dokumentet e reja që i kishte pranuar me datën 7 shkurt. Konkludimi i tij ishte se në provat 1 dhe 2 që janë të nënshkruara në emrin e Arban Dervishi, mund të jenë nënshkruar nga ai. Pra sipas të gjeturave të ekspertit për shkak se ishte nënshkruar shumë shkurtër nuk kishte një siguri të qind për qindtë.

Eksperti u riftua për datën 26 shkurt që t’iu përgjigjet pyetjeve të prokurorit dhe mbrojtjes.

Gjykata po ashtu lajmëroi palët se tanimë e ka aktakuzën prej 600 faqesh nga Ukraina dhe atë nga Turqia, të cilat prokurori kërkoi që të përkthehen në gjuhën shqipe dhe angleze. Por, më pas nga kolegji u mor vendim që aktakuza e Ukrainës të përkthehet vetëm lidhur me pjesën e kryesore.

Në fund, prokurori propozoi që kolegji të miratojë daljen në vendin e ngjarjes, për të cilin vendim kolegji tha se do të njoftojë palët më vonë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori