LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Transformimi ekonomik nuk mund të arrihet pa rolin e grave

Veseli: Transformimi ekonomik nuk mund të arrihet pa rolin e grave

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë në Konferencën “Roli i Gruas në zhvillimin ekonomik në Kosovë: tejkalimi i barrierave”, se gjithëpërfshirja e grave në shoqëri dhe institucione është kusht i domosdoshëm që të mund të kemi një shtet funksional demokratik, ekonomi të zhvilluar dhe mirëqenie sociale për qytetarët tanë.

Kryetari Veseli ka thënë se transformimi ekonomik i vendit nuk mund të arrihet asnjëherë pa rolin aktiv të grave në të gjitha fushat e jetës sociale.


Sipas tij, këtu qëndron arsyeja pse barazia gjinore nuk duhet trajtuar si formalitet standardesh ligjore, por si interes i mirëfilltë nacional i shtetit.

“Pa i dhënë një status të tillë barazisë gjinore, mundësive të barabarta të grave në shoqëri, nuk mund të bëjmë përparim në qëllimet tona strategjike për integrim në strukturat euro-atlantike”, theksoi kryetari Veseli.

Ai shtoi se shoqëria e Kosovës, legalisht është shoqëri ku ndalohet çdolloj diskriminimi, pra edhe diskriminimi gjinor, por, sipas tij, në realitetin e përditshëm social ekzistojnë praktika të diskriminimit të grave.

“Ne duhet t’i përkrahim gratë kosovare, me subvencionim të projekteve të tyre, në prodhim dhe industrinë e shërbimeve, si dhe me kredi investive, duhet t’i mbështesim gratë me edukim, shkencë, shëndetësi, që të bëhen menaxhere të suksesshme të burimeve njerëzore, mjeke të barabarta me koleget e tyre evropiane, profesoresha që transmetojnë imazh pozitiv për vendin me prezantimet e tyre në tryezat shkencore ndërkombëtare, sipërmarrëse të suksesshme në sektorin privat”, theksoi kreu i Kuvendit të Kosovës.

Ai shtoi se suksesi i grave në ekonomi, edukim e shkencë, e bën edhe më të fuqishëm përfaqësimin e tyre politik në Kuvendin e Kosovës, në qeveri dhe diplomaci.

“Suksesi i grave në shoqëri është garancia më e mirë se shoqëria dhe shteti janë duke ecur në drejtimin e duhur”, tha Veseli. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti?

Gjithë ke lakmu me pas banesë n'deti? "Holiday In 2" është vendi ideal

Edil Project
Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Përfaqësuesit e BQK-së takojnë zëvendësndihmës sekretarin amerikan të Thesarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dhe fushat me interes

Ekonomi
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

10 Vjet Provit - Një dekadë e zhvillimit dhe inovacionit në botën e fitnesit

provit
Kalo në kategori