LAJMI I FUNDIT:

Veseli regjistrohet si deputet, uron një fillim të ri për Kosovën

Veseli regjistrohet si deputet, uron një fillim të ri për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është regjistruar sot si deputet në Legjislaturën e gjashtë të Kuvendit të Kosovës.

“Sot e nisa ditën duke u regjistruar si deputet i Legjislaturës së gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Uroj për një mandat të mbarë për Kuvendin dhe për një fillim të ri e të suksesshëm për Kosovën”, ka shkruar Veseli në Facebook.