LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Ramiz Kelmendi la shenja dalluese në ngritjen kulturore dhe arsimore të Kosovës

Veseli: Ramiz Kelmendi la shenja dalluese në ngritjen kulturore dhe arsimore të Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së shkrimtarit Ramiz Kelmendi.

Veseli përmes një statusi në Facebook ka thënë se nuk do t’i harrojë takimet që kishte me Kelmendit në kohë dhe rrethana të ndryshme.

“Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të njërit prej intelektualëve më të shquar të vendit tonë, Ramiz Kelmendit. Profesor, shkrimtar, gazetar, shqipërues i shumë veprave kulmore të letërsisë botërore, Ramiz Kelmendi, ka lënë shenja dalluese në ngritjen kulturore dhe arsimore të Kosovës. Do t’i mbaj të paharrueshme takimet që kisha me të në kohë dhe rrethana të ndryshme. Transmetonte aq shumë energji, shpresë dhe inspirim. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të”, ka shkruar Veseli në Facebook. /Telegrafi/