LAJMI I FUNDIT:

Veseli me një mesazh për fëmijët e bashkëluftëtarëve

Veseli me një mesazh për fëmijët e bashkëluftëtarëve

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në fjalimin e tij dha një mesazh të veçantë për fëmijët e Sylejman Selimit, Fadil, Jahir, Zeqir, Nexhat Demaku, Hysni Thaçit e Bashkim Demiqit.

“Kam një mesazh të veçantë për fëmijët e këtyre bashkëluftëtarëve lirisë:  Shkoni në shkollë: mësoni shumë dhe ndihuni krenarë se baballarët tuaj, bënë më të mirën për bashkëmoshatarët tuaj dhe baballarët e tyre”, ka thënë ai.

Në fund Veseli ka theksuar se “Ju duhet ta dini se jeni fëmijë heronjsh dhe heronjtë e kanë një fat gjithmonë: kthehen të fundit nga beteja dhe të fundit e përjetojnë lirinë”. ka thënë ai. /Telegrafi/