Ka nisur në Prishtinë Samiti i komisioneve për Punë të Jashtme. Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në hyrje të fjalës së tij në samitin e sotëm tha se ngjarje të tilla janë një lajm shumë pozitiv për vendin.
“Takimet e një formati të tillë janë shprehje e qartë e përkushtimit të përbashkët të vendeve tona për thellim të bashkëpunimit të gjithanshëm institucional, në funksion të agjendës evropiane të integrimit”, tha Veseli.
Ndërkohë, ai përmendi edhe momentet kritike që po kalon Bashkimi Evropian, për të cilët zëra të ndryshëm japin analiza të kundërta, por sipas Veselit këto pikëpamje shumë shpejt do të përgënjeshtrohen.
“Vullneti për të qëndruar të bashkuar është shumë here më i fortë se tendencat që kërkojnë të kundërtën. Bashkimi Evropian është shumë më shumë se sa burokracia e një grupi mekanizmash institucional”, tha Veseli.
Ndërkohë duke folur për 9-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, kryetari i Kuvendit tha se shteti i Kosovës e ka bërë më të qëndrueshëm rajonin dhe më të sigurt perspektivën e tij evropiane.
“Republika e Kosovës qëndron fuqishëm mbi parimet e politikës së fqinjësisë së mirë dhe komunikimit pa barriera. Në të gjitha fushat, ne kemi ndërtuar raporte shumë të mira me vendet fqinje, Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi dhe prej disa vitesh jemi përfshirë në një dialog të hapur me fqinjin tonë verior, Republikën e Serbisë, në mënyrë që marrëdhëniet tona, fillimisht të normalizohen, si hap i parë në rrugën e pashmangshme të njohjes reciproke”, është shprehur Veseli.
I pari i Kuvendit të Kosovës tha se nuk duhet lejuar që retorika e ashpër nacionaliste, që bëhet për fushata elektorale, të dëmtoj frymën dhe efektivitetin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai tha se për qytetarët serbë të Kosovës garancia më e madhe janë ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës, e jo trenat me simbolika që nxisin urrejtje dhe muret e ndarjes.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë
Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi