0Shares

Basketbollisti i Pejës dhe reprezentuesi i Kosovës, Alban Veseli, ka qenë i lumtur me arritjen në gjysmëfinale të ekipit të tij, pasi që mbrëmë eliminuan Kozuvin në çerekfinale.

Pas ndeshjes, ai ka thënë se ekipi i tij është tash në gjendje për të kërkuar finalen.

“Ky është një sukses i madh për ne, pasi që prej fillimit të stinorit kemi kërkuar futjen në katërshen më të mirë të garës. Pasi jemi kualifikuar në gjysmëfinale, besoj se jemi në gjendje për të arritur edhe në finale,” ka thënë Veseli, shkruan Koha ditore sot.

Peja eliminoi ekipin maqedonas Kozuv në çerekfinale të BIBL. Në gjysmëfinale do të ndeshet me ekipin tjetër nga ky vend, Kumanova.

Të Ngjajshme

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi. Ju lutem lexoni rregullat këtu.

Shfaq Komentet (0)