LAJMI I FUNDIT:

Veseli dhe Mustafa ‘harrojnë’ zgjedhjet (Video)

Veseli dhe Mustafa ‘harrojnë’ zgjedhjet (Video)

Përkundër deklaratës së kryeparlamentarit Kadri Veseli se “nuk është fundi i botës nëse shkohet në zgjedhje”, në ceremoninë e organizuar nga Ambasada Hungareze me rastin e 60-të vjetorit të pavarësisë së shtetit hungarez, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, janë parë shumë të relaksuar teksa bisedonin mes vete.

Në pamjet e xhiruara mund të shihni se si po e shijonin këtë mbrëmje kryeparlamentari Kadri Veseli dhe kryeministri i Isa Mustafa dhe ku duket se për pak çaste i kanë lënë anash deklaratat për zgjedhje, pasi Veseli edhe sot ka thënë se me një marrëveshje të partive politike mund të shkohet në zgjedhje.


Por kjo deklaratë nuk është pritur mirë nga LDK, zyrtarët e së cilës vazhdojnë të deklarojë se koalicioni qeverisës është stabil dhe zgjedhjet parlamentare do të mbahen vetëm në vitin 2018, njofton KosovaPress.