LAJMI I FUNDIT:

Veseli dhe Haradinaj shpalosin programin për ekonominë në Pestovë, synojnë rritje ekonomike deri në 8 për qind

Veseli dhe Haradinaj shpalosin programin për ekonominë në Pestovë, synojnë rritje ekonomike deri në 8 për qind

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli, së bashku me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, po mbajnë një konferencë për media në fshatin Pestovë, ku kanë shpalosur edhe programin e Fillimit të Ri për ekonominë.

I pari i PDK-së ka thënë se Kosovës i duhet një Fillim i Ri për ekonominë tonë dhe kjo është pikërisht ajo që do ta bëjnë kur qytetarët t’u japin mandatin më 11 qershor.


“Që ta kemi një Fillim të Ri për ekonominë tonë, na duhet edhe një lidership i aftë për të marrë vendime dhe për të arritur rezultate. Kjo është pikërisht ajo që miku im, Ramush Haradinaj, do ta bëjë këtë si kryeministër”, ka thënë Veseli.

Sot, sipas Veselit, ekonomia jonë ka ngecur dhe ne nuk po e zhvillojmë ekonominë tonë në ritmin e duhur.

“Kjo është arsyeja pse ne kemi caktuar synim që ta dyfishojmë rritjen tonë vjetore për 8%. Një rritje e tillë do të krijonte vende pune dhe do të bënte që ekonomia jonë të lëvizte më shpejt”, ka thënë Veseli.

Për ta arritur këtë qëllim, Veseli ka thënë se së bashku kanë vendosur tri fusha prioritare në të cilat do të përqendrohet qeveria e tyre për ta nxitur zhvillimin më të shpejtë të ekonomisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori