LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Demarkacioni javën e ardhshme në Kuvend

Veseli: Demarkacioni javën e ardhshme në Kuvend

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli po qëndron në një vizitë në Itali, ku do të takohet me homologët e tij në Dhomën e Deputetëve dhe të Senatit në këtë shtet, teksa në një ligjëratë të mbajtur në në një shoqatë për “organizatat ndërkombëtare në Itali” ka folur për një çështje të brendshme të Kosovës.

Një nga temat më të nxehta në Kosovë në gjatë muajt e fundit që çoi në bllokim të punë së Kuvendit, demarkacioni me Malin e Zi, sipas Veselit, do të sillet në Kuvend javën e ardhshme.


“Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera me Malin e Zi dhe javën e ardhshme do të diskutohet në parlament për ratifikimin e marrëveshjes kufitare”, citohet të ketë thënë Veseli, shkruan “ansamed.info”.

Para italianëve Veseli ka thënë se sa i përket demarkacionit “nuk ka alternativa të tjera përpos miratimit të tij”.

“Ky është një interes kombëtar”, citohet të ketë thënë Veseli, transmeton Insajderi.

Në Itali ai ka folur edhe për migrimin e kosovarëve. Veseli u ka thënë italianëve se qytetarët e vendit të tij nuk e kanë më prioritet emigrimin.

“Nuk ka asnjë rrezik për një valë të re të refugjatëve nga Kosova drejt Evropës”, citohet të ketë thënë Veseli.

Potencioni faktin se Kosova është komb i vogël por me një diasporë prej 800 mijë njerëzish, gati një e treta e popullsisë.

“Lindshmëria ka rënë dhe vendi po përjeton një ikje të trurit”, ka thënë Veseli.

Sipas Veselit, problemi më i madh në Kosovës është papunësia dhe krijimi i stabilitetit për rritje ekonomike.

“Sidomos të rinjtë që përbëjnë shumicën e qytetarëve janë të papunë”, citohet të ketë thënë Veseli.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori