LAJMI I FUNDIT:

Veseli: Demarkacioni duhet të kalojë sa më shpejt

Veseli: Demarkacioni duhet të kalojë sa më shpejt

Kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ishte i ftuar në Top Show, ku foli për transformimin pozitiv dhe arritjet e bëra nga shteti i ri i Kosovës, demarkacionin me Malin e Zi dhe asociacionin e komunave serbe.

Ai tha se krahasuar me Shqipërinë dhe Maqedoninë, të cilat kanë shumë vite që funksionojnë si shtete, Kosova është në rrugën e duhur dhe madje në disa aspekte shumë më mirë.


“Ne kemi vetëm 9 vite shtet dhe kemi bërë shumë hapa të rëndësishëm para, në drejtim të funksionimit normal të një shteti. Krahasuar me Shqipërinë dhe Maqedoninë, të cilat kanë shumë vite që funksionojnë si shtete, ne jemi në rrugën e duhur dhe madje në disa aspekte jemi shumë më mirë sesa ato. Kemi krijuar kushtet optimale për të garantuar një rritje ekonomike të vazhdueshme dhe të qëndrueshme, duke shfrytëzuar maksimalisht resurset tona. Kosova ka edhe shumë lehtësira tatimore, të cilat japin garanci edhe për rritjen e investimeve të huaja në vend”, u shpreh Veseli.

Veseli nuk ishte dakord me cilësimin e Kosovës si shtet të dështuar, duke këmbëngulur se Kosova është një shtet, histori suksesi.

“Në 9 vite kemi investuar shumë në drejtim të infrastrukturës, duke ndërtuar dy autostrada shumë moderne, të financuara vetëm nga buxheti i shtetit dhe në 3 vite do të jemi shteti me infrastrukturë më të mirë”, tha ai.

Ai tha se Kosova i ka të gjitha mundësitë që të jetë “Zvicra e Ballkanit”, nëse arrin të shfrytëzojë të gjitha resurset e veta dhe se do t’ia dalë t’i shfrytëzojë ato.

I pyetur për demarkacionin me Malin e Zi, Veseli tha: “Mali i Zi është një ndër shtetet e para që na ka njohur dhe kemi një marrëdhënie pozitive me ata. Ne jemi përcaktuar për të respektuar sovranitetin territorial të fqinjëve tanë, ashtu si kemi bërë edhe me Maqedoninë dhe Shqipërinë. Kufiri me Malin e Zi është një realitet që duhet pranuar dhe respektuar dhe demarkacioni me ta duhet të kalojë sa më shpejt. Kosovarët duhet ti besojnë institucioneve shtetërore dhe të jenë të bindur që me demarkacionin nuk dëmtohet dhe nuk i merret asnjë metër katror Kosovës”.

Veseli foli gjithashtu edhe për asociacionin e komunave serbe, duke thënë se ky proces nuk do të sjellë bosnjëzim.

“Ne nuk kemi asnjë rrezik nga qytetarët serbë në Kosovë, por vetëm nga Serbia dhe Rusia. Ne duhet të ecim para, me mbështetjen e partnerëve tanë dhe të ngremë sa më shpejt ushtrinë tonë”, tha Veseli. /TCh/

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Kurti: Zëvendësdrejtori i policisë që u ndalua dje nga Serbia, është dërguar në Rashkë

Lajme
Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lirohen policët e ndaluar në Serbi, përveq zv.drejtorit Jankoviq

Lajme
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Johnson: Putini mund të synojë Ballkanin, nëse lejohet

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Shpërthen një granatë dore në oborrin e një shtëpie në Zveçan

Lajme
Kalo në kategori