LAJMI I FUNDIT:

Vërtetojeni nëse me të vërtetë e njihni partnerin tuaj

Vërtetojeni nëse me të vërtetë e njihni partnerin tuaj

Jeni bashkë për një kohë të gjatë, flisni për gjithçka, ndërsa asnjë temë nuk është tabu. Mirëpo, sa mirë e njihni partnerin tuaj? Natyrisht, e dini se në cilën anë të shtratit pëlqen të flejë apo a e dini se çfarë ëndërron në anën e saj të shtratit?

Ju sjellim top listën e gjërave që gjithsesi duhet ta dini për partnerin tuaj!

A di ta rregullojë veturën?
Ndoshta pikërisht partneri juaj është njëri nga ata që në rrugë, derisa po bie shi, pa problem mund ta ndërrojë gomën, e ndoshta për automobilat nuk di asgjë. Nëse mashkulli juaj është njëri prej atyre që as nuk e di se ku hapet kapaku i veturës, me siguri se diçka di të rregullojë, frigoriferin, televizorin…Sa më parë që t’i zbuloni shkathtësitë e tij punuese, aq më shpejt do ta radhisni punën dhe obligimet, e kështu do ta dini se me çfarë dhurate mund ta befasoni.


Cili është grupi i tij i gjakut?
Shpirtin ia njihni, por nuk e dini grupin e tij të gjakut! Është koha që ta kuptoni këtë dhe mos ta harroni kurrë. Ndoshta kjo nuk është edhe ndonjë shifër romantike, por gjithsesi se në disa raste do të mund të jetë domethënëse.

A është i gatshëm t’u ndihmojë të tjerëve?
Mendojeni, të gjithë ne nganjëherë jemi të humbur, e atëherë mbështetemi tek partneri, i cili do të duhej të jetë i gatshëm për të ofruar ndihmë.

Çfarë mendon për festat e ditëlindjeve?
Kontrollojeni se çfarë mendon rreth festave të ditëlindjes, e sidomos për ditëlindjen tuaj, të fëmijëve apo edhe të kushërinjve. Është mjaft interesante se edhe meshkujt e rritur, njëjtë sikur edhe fëmijët, i pëlqejnë festat e ditëlindjes, me shumë njerëz, me tortë dhe miq.
/Telegrafi/