Ajo kishte dashur vetëm të relaksohej dhe për këtë gjatë rrugës për një kurs të mbrëmjes, më 1 qershor 2016 ia kishte thënë këngës së njohur “I feel good” të këngëtarit James Brown.
Nekibja 37 vjeçare kishte vendosur kufjet në veshë prej nga i vinte kënga në fjalë. Ajo edhe po lëvizte sipas muzikës, derisa nuk ia behën tre policë, shkruan 20minuten.ch. Disa veta ishin ankuar nga këndimi i shqiptares, kishte thënë njëri nga policët më vonë, transmeton albinfo.ch.
Kjo ishte arsyeja përse ata kishin vendosur ta identifikonin Nekiben. Sipas tyre, edhe përkundër faktit se po e kontrollonin ajo vazhdonte të këndonte dhe kalimtarët ndjeheshin të shqetësuar.
Në muajin nëntor Komisioni Policor i Lozanës i kishte shqiptuar asaj për prishje të qetësisë një gjobë prej 100 frangash dhe taksën prej 50 frangave. Por amatorja e muzikës nuk ishte pajtuar me dënimin prandaj kishte ushtruar ankesë në gjykatën e Lozanës.
“Ata më kishin akuzuar sikur unë po këndoja me sa zë kisha, edhe pse unë vetëm kisha pëshpëritur”, ka thënë ajo për gazetën “24Heures”. “Dhe e gjithë kjo ka ndodhur gjatë ditës, pranë zhurmës që mbretëronte në rrugë. Po të ishte në mesnatë, do ta kuptoja dhe unë”.
Pastaj, vazhdon ajo, në një rast tjetër, kur ajo ka kënduar këngën “Whisper” të Evanescence, të rinjtë i ishin afruar dhe e kishin falënderuar, përcjell albinfo.ch. Ndërsa avokati i saj ka shtuar se nuk ka mundur ta gjejë askënd që do ta vërtetonte se Nekibja ka kënduar me zë të lartë. Pastaj, veç kësaj, lartësia e zërit të saj nuk ishte matur nga askush.
Por asgjë nga këto nuk i ka hyrë në vesh gjyqtarit. Ai u beson plotësisht policëve. “Kur policia nis një aksion ajo nuk e bën këtë për ta zemëruar Nekiben por për faktin se situata e arsyeton ndërhyrjen e saj. “Ju, duke pasur kufjet në veshë, ndoshta nuk e dëgjoni veten se me sa zë të lartë këndoni”, i është drejtuar gjyqtari shqiptares.
Kështu, Nekibja detyrohet të paguajë gjobën me të cilën ishte dënuar në nëntorin e kaluar. Veç kësaj ajo do të paguajë edhe 400 franga në emër të shpenzimeve të gjyqit.
Por nuk janë kaq restriktivë të gjithë njerëzit e ligjit. Kur Nekibja qe dënuar në nëntor, policët e kantoneve tjera vetëm kishin luajtur kokën në shenjë habie për veprimin e kolegëve të tyre nga Lozana.
“Ne nuk kemi pasur asnjëherë ndonjë rast të krahasueshëm. Por kosovarja mundet lirisht të shpërngulet në ndonjë regjion tjetër, transmeton albinfo.ch. Te ne ajo mund të këndojë dhe vallëzojë sa të dojë”, kanë thënë ata.
Ndërkaq, avokati i Nekibes nuk e përjashton që rastin e klientes së tij ta çojë edhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKonsumoi cigare, nuk u ushqye shëndetshëm dhe në moshën 110-vjeçare nuk vuan nga ndonjë sëmundje – njihuni me burrin nga New Jersey
Një çift në Angli janë bërë viralë pasi e kanë shndërruar kopshtin e tyre “gri” në një "oazë të bukur” me lule
Aligatori bllokon rrotat e aeroplanit të Forcave Ajrore të Floridas
Intervistoi 90 persona për 55 orë - gruaja nga Nigeria shënon rekord botëror
Historia e konkurrentit të 'shfaqjes më mizore në botë' – e kuptoi se teksa po jetonte i zhveshur, po ndiqej nga miliona njerëz
Pasagjerët që blenë udhëtimin misterioz të Wizz Air, bërtasin nga gëzimi kur mësojnë nga piloti se ku po shkojnë - ata ndanë në rrjetet sociale gjithë eksperiencën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën