LAJMI I FUNDIT:

Verratti, truri dhe gladiatori i ri i Barçës – italiani më krijues dhe rikuperues se Xavi (Foto)

Verratti, truri dhe gladiatori i ri i Barçës – italiani më krijues dhe rikuperues se Xavi (Foto)

Meqë Barcelona dhe Verratti përpiqen ta bëjnë PSG-në të kuptojë se koha e italianit në radhët e tyre ka mbaruar, lirshëm preken pyetjet se me çfarë lloj lojtari po përpiqen të nënshkruajnë katalanasit.

Megjithëse Verratti është një futbollist i njohur në botë, duket sikur edhe Barca është e ndërgjegjshme në këtë pikë pasi janë nga ata që e imagjinojnë atë si një lojtar shumë kreativ.

Në fakt, shumë në Spanjë e shohin në palcë pasuesin natyror të Xavit, por ai për më tepër është më i kompletuar se legjenda spanjolle e katalunasve.

Verratti ka marrëveshje me Barcelonën
Lexo po ashtu Verratti ka marrëveshje me Barcelonën

Sipas një grafike të paraqitur nga gazeta Marca, kur fillojmë të shikojmë numrat e mesfushorit italian, është e qartë se ne po flasim për dy lojtarë krejtësisht të ndryshëm.

Edhe pse Verratti është një lojtar me aftësi të mira teknike, e vërteta është se statistikat e të sezonit të kaluar flasin për lojtarin tipik me kapacitet të madh për sakrifica, atë që nuk ka asnjë problem në nisjen e sulmeve, por është një lloj shpërndarësi i topave që e mban mesfushën në kushte të favorshme për ekipin e tij.

Barcelona e sezonit të ri, nga një transferim në çdo pozitë dhe Messi në mesfushë (Foto)
Lexo po ashtu Barcelona e sezonit të ri, nga një transferim në çdo pozitë dhe Messi në mesfushë (Foto)

Krahasuar me numrin e tyre në Ligën e Kampionëve dhe në kampionat në këtë sezon të fundit me atë të sezonit të fundit në të cilin kishte Xavi në Barça nën drejtimin e Tata Martinos, ne shohim se numrat flasin për dy lojtarë të ndryshëm.

Në këtë mënyrë, shohim se Xavi u karakterizua nga një lojtar me një numër të madh të kalimeve të mira, të cilat kërkonin shumë pak duele individuale dhe përfundonin çdo takim me një numër të konsiderueshëm topa të dërguar në zonë.

Kluivert: Veratti nuk do të shitet
Lexo po ashtu Kluivert: Veratti nuk do të shitet

Verratti, në anën tjetër, dallon nga numri i dueleve individuale që ai përballet për lojë (të fituara dhe të humbura), për të qenë një rikuperues i madh i topave dhe shkaktues shumë i madh i faulle.

Te golat dhe asistimet qëndrojnë në pikën e njëjtë, ndërsa për më shumë shikoni statistikat në fotografinë e mëposhtme. /Telegrafi/

Statistikat mes Xavit dhe Verrattit: 

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich po

Bayern Munich po "peshkon" te Chelsea, lojtari i gatshëm të largohet nga Stamford Bridge

Bundesliga
Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Real Madridi fërkon duart, shumë lojtarë të Man Cityt kthehen të dëmtuar nga kombëtaret

Liga e Kampionëve
Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Nëse dështon afrimi i Xabi Alonsos, Bayern Munich ka një befasi për trajnerin e ri

Bundesliga
Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Përballje tensionuese para duelit: Florian Marku dhe Chris Kongo me paralajmërime për njëri-tjetrin

Boks
Kalo në kategori